Kampioni befasohet në Ferizaj

Prishtinë | 11 Nën 2018 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Hendbollistet kampione të Shqiponjës janë befasuar të dielen në Ferizaj. Në kuadër të javës së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll, Shqiponja e Gjakovës është mposhtur nga Kastrioti me rezultat 36:29. Për Shqiponjën ishte humbja e dytë. Kjo skuadër renditet e treta me 10 pikë. Vetëm një pikë më pak e ka Kastrioti që renditet i pesti.

Vashat ferizajase prej fillimit ishin të vendosura të fitonin ndaj Shqiponjës dhe pjesën e parë e mbyllën me epërsi prej pesë golash, 18:13. Në fund të takimit kishin shtatë gola më shumë se Shqiponja dhe kështu arritën fitore të madhe. A. Basha me nëntë gola ishte më efikasja te Kastrioti.

Numër të njëjtë golash për Shqiponjën shënoi Sh. Mehmeti.

Në ndeshjen tjetër të luajtur të dielen, Samadrexha fitoi ndaj Dritës me rezultatin 34:31.

Kastrioti – Shqiponja 36:29 (18:13)

Kastrioti: Rugova, Gurgurovci, Tërpeza, Salihu 5, Stagova 7, Reqica, Basha 9, Trajkovska 4, Misini 2, Gashi 3, A. Salihu 6

Shqiponja: Ferizaj, Juniku 3, Goqi 3, Mehmeti 9, Nivokazi 1, Malaj 4, Goqaj, Berisha 4, Quni, Paci 5

Samadrexha – Drita 34:31 (19:15)

Samadrexha: A. Maloku 5, Surdulli, H. Basholli, D. Basholli 5, R. Maloku 3, L. Basholli, Q. Basholli 5, R. Basholli, T. Maloku 4, H. Maloku, G. Basholli 12, Halili

Drita: Daku, Hyseni, Rexhepi 10, Kqiku 2, Sadiku, Rudhani 3, E. Daku, Krasniqi 2, Pajaziti, Vokshi 9, Ramabaja 4, R. Kqiku 1, Arifi

Të ngjashme