Kampioni fiton kryendeshjen e javës

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Rreth 700 shikues e kanë përcjellur ndeshjen më interesante të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Të shtunën mbrëma në Gjilan u takuan Drita dhe kampioni aktual, Besa Famgas. Të dy skuadrat i kishin fituar pesë ndeshjet e para. Serinë e fitoreve e vazhdoi Besa, që triumfoi ndaj Dritës me rezultat 35:22.

Tani vetëm Kastrioti e Besa kanë pikë maksimale, nga 12. Prishtina e Drita mbajnë vendet tre e katër me nga 10 pikë.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të javës së gjashtë. Prishtina fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 48:29, kurse Trepça e mposhti Drenicën me rezultat 28:21.

Ndeshja e fundit e javës së gjashtë është ajo në mes të Samadrexhës e Vëllaznimit që luhet të dielen nga ora 18:00.

Drita – Besa Famgas 22:35 (10:18)

Drita: Sylejmani, Buqinca, Mehmeti, Mustafi 1, Maxhera 2, Gubetini 2, Shaqiri 3, Misini 7, Shahini 1, Cimili 3, Azizi 1, Selmani 2, Veliu

Besa Famgas: B. Idrizi 4, Vokshi 3, Jupa 5, Y. Muqolli, Tetova 2, D. Idrizi 1, Dr. Tahirukaj 4, D. Tahirukaj 5, Ramosaj 1, Kukrika 6, Tafilaj 1, J. Muqolli 3, Berisha, Mehmeti, Broqi

Prishtina – Zhegra 48:29 (23:12)

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Krasniqi 1, Hoxha 3, Ademi 2, Kastrati 5, Visoka 5, Murtezi 1, Bajqinovci 11, Basholli 3, Abazi 4, Gjuka 7, Beshiri 6

Zhegra: Aliu 8, A. Isufi 4, A. Haziri 7, Kurexhaj, L. Haziri 1, Agushi 2, Jakupi, A. Murseli 4, M. Murseli 3

Të ngjashme