Karikatura e ditës: Ronaldo, lojtari më i paguar në Serie A

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 12:59 | Nga

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e mërkurë është lojtari i ri i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili është lojtari më i paguar në Serie A.

Çdo sezon, e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, e publikon listën me pagat e të gjithë lojtarëve të ligës elitare italiane, dhe këtë sezon fatura e pagave totale në Serie A është 1.1 miliard euro, përcjell Gazeta Express.

Siç edhe dihet, sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është lojtari më i paguar në Serie A, me pagë vjetore prej 31 milionë euro neto, trefish më shumë se i dyti, Gonzalo Higuain, që merr pagë vjetore prej 9.5 milionë euro.

Në karikaturën e goal.com, të punuar nga Omar Momani, shihet presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli duke e gjuajtur Ronaldon me Ronaldon me para, dhe ky i fundit ka në buzëqeshje të madhe në fytyrë. E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për Mario Mandzukicin, i cili, në këtë karikaturë, duket se është i zemëruar me Agnellin.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i paguar në Serie A më pagë trefish më të madhe se cilido lojtar tjetër në ligën më të mirë të Italisë!”, shkruan Goal.com në mbishkrimin e karikaturës.

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi këtë afat kalimtar dhe iu bashkua skuadrës së Juventusit për 112 milionë euro. Ai i kishte shënuar 450 gola në 438 ndeshje dhe kishte fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi në tre vitet e fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme