Karius mund të bëhet shok skuadre me Zhegrovën shumë shpejt

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Më në fund duket se Liverpooli do të lirohet nga Loris Karius, i cili iu bashkua klubit anglez në vitin 2016, por karriera e tij nuk vajti ashtu siç e prisnin.

Baseli, klubi zviceran ku luan ylli i Kosovës Edon Zhegrova, dëshiron ta transferojë Kariusin.

Pas dy viteve të vështira në Angli 28-vjeçari ka kaluar tre vitet e fundit në huazim mes Turqisë ku u aktivizua me Beshiktashin dhe Gjermanisë ku aktualisht luan me Union Berlin.

Sipas mediave, portieri nuk do të qëndrojë gjatë në Bundesligë, pasi Basel ka kërkuar të blejë përfundimisht kartonin e tij, që zotërohet nga Liverpooli. Po sipas raportimeve të mediave, transferimi i Karius në Zvicër te Basel mund të arrihet që gjatë merkatos së dimrit.

Gjatë eksperiencës së tij te Liverpool, më shumë sesa për pritjet, Karius do të mbahet mend për gafat si ato në Ligën e Kampionëve, që u kanë kushtuar “the reds” humbjen në finale ndaj Realit të Madridit.

Të ngjashme