Kështu e quan Wenger Granit Xhakën pas performancës së mbrëmshme

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Pothuajse askush nuk e kishte besuar se Zvicra do ta eliminonte kampionin e botës, Francën dhe do të shkruante historinë duke u kualifikuar në çerekfinalen e Kampionatit Evropian.

Granit Xhaka dhuroi një nga performancat më të mira në karrierë. Ai udhëhoqi Zvicrën drejt histories, duke e kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian.

“Helvetikët” mposhtën favoritin kryesor dhe kampionin aktual të botës, Francën pas ekzekutimit të penalltive, teksa rezultati pas 120 minutave ishte 3:3.

Pas ndeshjes, ish-trajneri i Xhakës te Arsenali, Arsene Wenger e cilësoi atë si të jashtëzakonshëm.

“Ai ishte i jashtëzakonshëm, të gjitha zgjedhjet e tij ishin të mira”, i tha francezi bEIN Sports. “Ai ishte që mblodhi lojtarët para penalltive” – tha Wenger.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ishte pikërisht ai që e transferoi Xhakën në Londrën e Veriut nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016 për një shumë rreth 35 milionë euro.

Të ngjashme