Kanë përfunduar ndeshjet e para të fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.
Në tetë ndeshje të zhvilluara janë shënuar plot 19 gola, ku Atalanta ka qenë më “vrastarja” me katër gola të shënuara.
UEFA-ja ka publikuar katër golat e nominuar për më të mirin e javës.
Haaland kundër PSG, Iliçiq kundër Valencias, Freuler kundër Valencias dhe Mertens kundër Barcelonës, janë kandidatët për golin e javës.
Në linkun më poshtë mund të votoni për më të mirin.