KF Vëllaznimi mbetet pa trajner, brenda këtij afati emërohet trajneri i ri

Prishtinë | 04 Qer 2019 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Pas humbjes në ndeshjen e barazhit nga Trepça ’89, KF Vëllaznimi tani ka mbetur edhe pa trajnerin e tyre, Blerim Mula.

Trajneri i deritanishëm, Blerim Mula,është larguar nga posti i trajnerit të Vëllaznimit dhe i është kthyer shkollës së futbollit të klubit.

Menaxheri general i skuadrës gjakovare, Besnik Gojani, ka konfirmuar largimin e e tij dhe ka theksuar se brenda 10 ditësh do të zyrtarizohet trajneri i ri.

“Mula rikthehet në Shkollën e Futbollit sepse ashtu ishte marrëveshja. Ne brenda 10 ditësh do ta emërojmë trajnerin e ri” – ka deklaruar Gojani për Gazetën Olle.

Vëllaznimi edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjes e Ligës së Parë në futbollin e Kosovës.


Të ngjashme