KFOS paraqet analizën se si diplomacia sportive i ka mundësuar Kosovës zgjerimin e njohjes ndërkombëtare

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 19:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), të enjten ka mbajtur panel diskutimi me temën “Diplomacia sportive: A mund ta forcojë Kosova pozitën e vet ndërkombëtare përmes sportit?”. Aty u tha se pas dy dekadash izolimi, Kosova ia ka dalë të bëhet anëtare e plotë në shumicën e organeve drejtuese ndërkombëtare të sportit në gjashtë vjetët e fundit, së pari duke u pranuar në familjen olimpike në vitin 2014 dhe më vonë duke u bërë pjesë e FIFA-s në vitin 2016, raporton Ekonomia Online.

Të dyja këto anëtarësime sipas KFOS kanë ndihmuar normalizimin e shtetësisë së Kosovës për shumë audienca që nuk kanë dëgjuar asgjë pozitive për vendin për vite me radhë.

Lura Limani, Drejtoreshë e Programit në KFOS, konsideron se përmbushja e sovranitetit sportiv i ka falur shtetit më të ri në Evropë mundësinë për të vepruar si shtet, edhe pse është përballur me pengesa sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare të sferave të tjera.

Adnan Ahmeti, zyrtar i Lartë për Diplomaci në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, tha se Qeveria e Kosovës ka nisur një praktikë, siç është ajo e diplomacisë sportive. Ai përmendi xhudon si sportin më të suksesshëm në Kosovë, e cila i ka sjellë Kosovës medalje.

“Ping pongu është federata e parë e cila ka kaluar tutje. Ata e kanë hapur rrugën për integrime. Kosova po futet në ujërat e diplomacisë sportive. Qeveria ka filluar tani të aplikojë praktikat më të mira nga shtetet tjera siç është strategjia sportive. Sporti me artin dhe muzikën është ambasadori me i fuqishëm. Të gjithë e dimë rëndësinë e xhudos. Xhudo mund të jetë sport kombëtar dhe falënderojmë Toni Kuka dhe Majlindën ku kemi fituar 18 medalje. Mund të promovojmë Kosovën dhe të mos t’i harrojmë talentet e Kosovës”, u shpreh ai.

Ndonëse kanë kaluar disa vjet nga përvojat e përfaqësuesve pishtarë të Kosovës që filluan të garonin në rrafshin ndërkombëtar, Kosova vazhdon të ballafaqohet me shumë sfida në diplomacinë sportive.

E për këto sfida, foli Silvija Mitevska, drejtore sportive dhe konsulente për diplomacinë sportive.

“Diplomacia sportive është peizazh kompleks dhe ka shumë hulumtime që po vazhdojmë në teren. Diplomacia sportive mund të përdoret në bazën kur i fuqizojmë atletet. Vlera e tyre është pjesë e sportit dhe transmetimi i vlerave janë mjaft pozitive. Është niveli bazë që po ndodh nën radarin e shteteve dhe kombeve. Unë mendoj që është thelbësore që të kemi mënyra kordinative. Për secilin shtet objektivat e jashtme mund të jenë pak më ndryshe. BE-ja duhet të adoptojë një diplomaci të centralizuar. Ka shumë shtete që po avancojnë ne politika të ndryshme”, tha ajo.  

Në kuadër të këtij diskutimi, Dr. George Kyris dhe Juan Manuel Montoro paraqiten analizën e tyre mbi mënyrën se si diplomacia sportive i ka mundësuar Kosovës zgjerimin e njohjes ndërkombëtare përjashta dhe artikulimin e një identiteti kombëtar përbrenda me titullin “Diplomacia Sportive e Kosovës: Duke iu qasur ndërkombëtares; duke e ndërtuar kombëtaren”.

Manuel Montoro, bashkautor i këtij hulumtimi, tha se rrugëtimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes evropiane në sport, ka qenë i gjatë. Ai përmendi fillimisht anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik, e më pastaj atë në FIFA e UEFA.

“Nuk ka qenë vetëm çështja e normalizimit por që të mos izolohemi ndërkombëtarisht. Ka një seri të gjërave duke filluar nga kjo periudhë, futbolli ka filluar me ligën paralele. 5 vjet para deklarimit të pavarësisë ka pasur synime ndërkombëtare dhe është dashur të pranoheni në 5 federata sportive nga Komiteti Olimpik që të njihet në komunitetin sportiv. Pas kësaj në momentin kur Kosova është pranuar në komitetin olimpik, ne e kemi parë Kosovën në FIFA se ky është fundi i rrugës, dhe Kosova ka arritur sovranitet”, tha ai.

Fjalë të mëdha për sportin në Kosovë, pati edhe George Kyris. Ai tha se Kosova në arenën ndërkombëtare është mjaftë e suksesshme, ndonëse përmendi edhe sfidat që i ka në ndeshjet zyrtare.

“Në këtë hulumtim jemi munduar të shohim sesi Kosova merr pjesë te sportet ndërkombëtare. Shumicën e herëve mendojmë si diçka politike sa i përket njohjes. E neglizhojnë në përpjekjet e Kosovës të bashkohet në marrëdhënie ndërkombëtare që të bashkohen në FIFA. Sa herë shikojmë parada të kombeve e shikojmë se cilat janë shtetet e botës. Ne shpesh mendojmë për pjesën e diplomacisë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme