Kimmich konfirmon se është i pa vaksinuar pavarësisht se ka mbledhur miliona për fushatën e Covid-19, gjermani ka shpjeguar arsyen

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Joshua Kimmich ka konfirmuar se është i pa vaksinuar pavarësisht se ka mbledhur miliona për fushatën e tij për Covid-19 gjatë pandemisë.

Nisma e tij ‘WeKickCorona’ mblodhi 6 milionë funte për të mbështetur gjermanët që po luftojnë mes shpërthimit të coronavirusit.

Reprezentuesi gjerman iu bashkua bashkëlojtarit të Bayern Munichut, Leon Goretzka, me secilin lojtar që dhuroi nga 436 mijë funte për të nisur fushatën.

Por, pavarësisht përpjekjeve të tij kundër Covid-19, 26-vjeçari konfirmoi raportet e dala në media se ai është ende i pa vaksinuar.

Megjithëse ai e ka lënë derën hapur për t’u vaksinuar në të ardhmen, përcjell Telegrafi.

Sipas gazetës gjermane Bild, Kimmich është njëri nga pesë lojtarët e pa vaksinuar të Bayern Munichut.

“Sepse nuk jam i sigurt për mungesën e studimeve afatgjata”, ka thënë fillimisht Kimmich për Sky Sports Germany kur u pyet pse nuk është vaksinuar.

“Sigurisht që jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time, ndjek të gjitha masat e higjienës dhe testohem çdo dy apo tre ditë. Të gjithë duhet ta marrin vendimin vetë”.

“Megjithatë, unë nuk jam as mohues dhe as anti-vaksinës së Covidit. Gjithashtu nuk e them kategorikisht që nuk do të vaksinohem fare”.

“Është shumë e mundur që në të ardhmen ta bëj vaksinën”, përfundoi gjermani.

Të ngjashme