Kjo është e vërteta e mbiemrit të futbollistit të Kosovës, Dresevic

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresevic, është me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi dhe ka prindër shqiptarë. Për këtë arsye ai mban mbiemër malazez.

Mbrojtësi i Kosovës, Ibrahim Dresevic, e ka filluar karrierën profesionale në futboll në vitin 2016.

Karriera e tij nisi në Suedi, vendin ku kishte lindur dhe ishte formuar si sportist dhe ku luajti për një kohë në grupmoshat e kombëtares suedeze.
Mbiemri i pazakontë i 22-vjeçarit u ka rënë në sy tifozëve kosovarë. E vërteta është se Dresevic është me prejardhje nga Tuzi i Malit të Zi dhe ka prindër shqiptarë. Për këtë arsye ai mban mbiemër malazez, shkruan Gazeta Sinjali.

Pavarësisht kësaj, Dresevic është rritur si shqiptar dhe ka vendosur që ta përfaqësojë shtetin e Kosovës si futbollist. Më 22 maj të këtij viti, Kosova e ftoi atë për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, por ai nuk mundi të vinte për shkak të problemeve me dokumentacion.

Kjo është e vërteta e mbiemrit të futbollistit të Kosovës, Dresevic

Në gusht, FIFA i dha leje 22-vjeçarit që tani e tutje të mund të luante për Kosovën.

Dresevic debutoi si profesionist në klubin suedez, Elfsborg, më 25 gusht të vitit 2016 në një fitore 0:7. Ai u inkuadrua në minutën e 61-të të ndeshjes. Në shtator, Dresevic zuri vend në formacionin startues, në ndeshjen e rëndësishme kundër Kalmarit

Pas tri viteve në Elfsborg, Dresevic u tranferua në Holandë te Heerenveeni në janar të këtij viti, duke nënshkruar një kontratë 3 vjeç e gjysmë. Në shkurt, ai debutoi në ndeshjen kundër PSV;së, duke hyrë në fushë si zëvendësues në minutën e 79-të.

Të dielen në ndeshjen e Kosovës kundër Anglisë, trajneri Bernard Challandes e futi Dreševićin në formacionin startues. 22-vjeçari bëri një paraqitje të denjë dhe ishte një prej lojtarëve me paraqitjen më të mirë në ndeshje nga ana e Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme