Klopp, pas fitores së vështirë: Njerëzit duan që të luajmë si City, por ne luajmë futbollin tonë

Prishtinë | 06 Pri 2019 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Klopp është i lumtur me qëndrimin e skuadrës në ndeshjen me Southampton, që gjetën golat e tri pikëve vetëm në minutat 80’ dhe 86’.

Trajner i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për “Sky Sports” në fund të ndeshjes së fituar 3-1 kundër Southampton në udhëtim.

Liverpooli ishte duke barazuar 1-1 deri në minutën e 80’, por pas një kundërsulmi të frikshëm, Mohamed Salah shënoi një gol të bukur për ta dërguar në epërsi ekipin e Jurgen Klopp.

Pak minuta më vonë, në atë të 86’, kapiteni i “Redsave”, Jordan Henderson, i cili hyri në minutën e 59’ në vend të Arnoldit, shënoi për 3-1.

“Pas barazimit 1-1 në pjesën e parë, ndeshja u vendos nga dy gola të mrekullueshëm në kundërsulm. Mo Salah nuk mund të pasonte në atë aksion, por çfarë finalizimi ka bërë. Jam shumë i lumtur me paraqitjen, e dinim se nuk do të ishte e lehtë”, tha Klopp.

“Njerëzit duan që ne të luajmë si Manchester City, por ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë, ne luajmë futbollin tonë. Kemi 82 pikë tani, një numër i jashtëzakonshëm në këtë kampionat të çmendur. Jam shumë krenar”.

“Është një sezon i vështirë për të gjithë. Duhen 70-75 pikë për Champions League-ën dhe më shumë se 90-të për titullin. Gjithsesi, ne jemi në garë dhe kjo është një gjë e bukur”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme