Klopp pret që Mignolet të qëndrojë

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klppp po pret që Simon Mignolet të mbetet te Liverpool pavarësisht se portiere belg nuk po gjen vend në formacionin bazë të Të Kuqve.

Mignolet i zhvilloi vetëm du paraqitje për kampionët e Evropës sezonin e kaluar, dhe ishte përfolur shumë për një largim të tij gjatë verës.

“Po. Nga ajo që kam dëgjuar”, ka thënë trajneri gjerman për reporterët i pyetur nëse 31 vjeçari do të rrijë në Anfield Road.

“Para se të largoheshim për verë kishim një bisedë, do të thosha që po do të qëndrojë”.

“Te një klub si Liverpool ke nevojë për dy numra një, së paku, te klubi. Dhe e kemi këtë, është shumë mirë me Ally-n dhe Simon-in”.

Të ngjashme