Klose ndihmës-trajner te Bayerni

Prishtinë | 07 Maj 2020 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Rekordmeni i golave në Kupën e Botës, Miroslav Klose, ka firmosur kontratë njëvjeçare për t’u bërë ndihmës-trajner te Bayern Muencheni. Ai do të jetë ndihmës i kryetrajnerit Hansi Flick për stinorin e ardhshëm.

Lajmin e ka bërë klubi i madh gjerman në faqen zyrtare të enjten. Klose, që mban rekordin me 16 gola të shënuar në Kupën e Botës me Gjermaninë dhe ka fituar Botërorin në vitin 2014, ka qenë trajner i të rinjve te Bayerni në dy vjetët e fundit.

“Ne e kemi njohur njëri-tjetrin mirë që nga koha e jonë në përfaqësuese dhe i besojmë njëri-tjetrit profesionalisht dhe personalisht”, ka thënë Klose.

Të ngjashme