Klubeve nga Serie A u lejohen stërvitjet nga e hëna e javës së ardhshme

Prishtinë | 03 Maj 2020 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Klubeve italiane u është dhënë drita e gjelbër nga qeveria që të fillojnë me stërvitjet që nga e hëna e kësaj jave që po vjen.

Është bërë e ditur tashmë se më 4 maj do të zbuten masat në Itali dhe qytetarëve do u lejohet të frekuentojnë parqet në numër të vogël, e atletëve do u lejohet të rikthehet në stërvitje.

Regjionet italiane se Campania, Emilia-Romagna, Lazio dhe Sardinia u kanë dhënë leje sportistëve që të fillojnë me stërvitje nga 4 maji.

Klubet nga Serie A do t’i kryejnë stërvitjet individuale deri më 17 maj, ndërsa ato grupore do të fillojnë më 18 maj.

Në këto stërvitje grupore, nuk do të lejohen të marrin pjesë më shumë se dy deri në tre lojtarë, në mënyrë që mos të ketë grumbullime të mëdha dhe të mënjanohet kontakti.

Italia është njëri ndër vendet më të prekur nga coronavirusi në Evropë, mirëpo ka arritur të rikthehet e fuqishme dhe dalëngadalë po i rikthehet normalitetit.

Të ngjashme