Klubi i Ballkanit niset për Kosovë

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Rikthimi i Ballkanit në Kosovë nga Çekia nuk shkoi ashtu siç duhet dhe mund të kishte përfunduar shumë më keq.

Xhami i aeroplanit te pjesa e pilotit u plasarit, duke bërë që të bëjë një rikthim emergjent në Pragë.

Por, tani gjithçka është në rregull dhe klubi nga Suhareka ka marrë rrugën për Kosovë.

Ballkani po rikthehet nga Praga, pas ndeshjes që zhvilloi ndaj Slavia Prague, në kuadër të grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës u mposht 3:2, por bëri një paraqitje dinjitoze. 

Të ngjashme