Klubi nga Serie A ofron 65 milionë euro për Zaha

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Napoli ka hyrë në garë për Wilfried Zaha.

Skuadra italiane e Napolit, është e fundit që ka hyrë në garë për transferimin e sulmuesit të Crystal Palace, Wilfried Zaza.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘DailyMail’, që shkruan për interesimin e Napolit, përcjell lajmi.net.

Klubi nga Serie A ka dështuar në këtë afat kalimtar pasi nuk arriti t’i transferonte objektivat e tij, James Rodriguez e Nicolas Pepe.

Andaj Napoli, tani po mendon për Zahan, për të cilin do t’i ofrojë deri në 65 milionë euro.

Të ngjashme