Koeman nuk llogaritë në Pjanic e Umtiti, ndërsa Manaj ftohet edhe për Atletic Bilbaon

Prishtinë | 20 Gus 2021 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Ronald Koeman ka publikuar listën e skuadrës para ndeshjes së La Ligas, ku Barcelona luan ndaj Athletic Bilbaos në “San Mames” këtë të shtunë.

Gerard Pique do të jetë me skuadrën edhe pse ka problem me muskuj të tij, por nuk konsiderohet aq serioz sa për ta mbajtur atë jashtë skuadrës.

Miralem Pjanic dhe Samuel Umtiti, që nuk ishin as kundër Real Sociedad fundjavën e kaluar, janë anashkaluar përsëri, pasi klubi po përpiqet t’i shesë.

Philippe Coutinho , ndërkohë, është pranë një rikthimi nga lëndimi, por nuk është ende gati për lojë. .

Në skuadër është ftuar sulmuesi shqiptar Rey Manaj i cili po pret debutimin në La Liga.

Skuadra e Barcelonës kundër Athletic Bilbao

Portierët: Neto, Inaki Pena, Arnau Tenas.

Mbrojtësit: Sergino Dest, Emerson Royal, Gerard Pique, Clement Lenglet, Eric Garcia, Ronald Araujo, Jordi Alba, Alejandro Balde.

Mesfushorët: Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Pedri, Sergi Roberto, Riqui Puig, Nico Gonzalez, Yusuf Demir, Gavi.

Sulmuesit: Antoine Griezmann, Memphis Depay, Martin Braithwaite, Rey Manaj.

Të ngjashme