Koeman shpreson që Dembele të mbetet te Barcelona

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, shpreson që Ousmane Dembele të mbetet pjesë e klubit edhe për shumë sezone.

Sulmuesi francez mund të largohet gjatë kësaj vere pasi nuk ka vazhduar ende kontratën me klubin spanjoll.

Por, trajneri Koeman shpreson që Dembele do të vazhdoj të jetë pjesë e ekipit.

“Dembele është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë. Sigurisht që do të dëshironim që ai të qëndronte këtu”, u shpreh Koeman.

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2022. Këtë edicion 23-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.

Të ngjashme