Trajneri dhe donatori i KF Llapit, Tahir Batatina, e ka publikuar një fotografi nga një takim i përbashkët të krerëve të disa klubeve të Superligës dhe Ligës së parë, të mbajtur sot në Prishtinë
Bëhet fjalë për një grup të pakënaqurve karshi kryesisë së FFK-së, të cilët qe një kohë po mundohen ta rrëzojnë Agim Ademin nga posti i kryetarit, raporton Gazeta Express.
Bien në sy krerë e Llapit, Trepçës 89, Drenicës, Ballkanit por nuk kanë munguar as përfaqësues nga Drita dhe aksionari i FC Prishtinës, Ismet Begolli.
Ky takim ka ardhur në kohën kur Kombëtarja me Agim Ademin gjenden në Katar ku nesër Kosova luanë miqësore me Suedinë e po ashtu pak javë para mbajtjes së Kuvendit të FFK ku do të zgjedhën anëtaret e rinj të Komitetit Ekzekutiv të FFK-se. Por qe ky grup dëshiron kuvendin ta shndërrojë edhe në kuvend zgjedhor për kryetar.
Në njoftimin e Batatinës thuhet:
Per shkak te pamundesis qe te takohemi ne zyret e FFK-se , per faktin se nga recepsionistja e deri te kryetari i FFK-se ndodhen ne Katar, nga 25 puntore te adminstrates se FFK-s vetem 5 ndodhen ne Kosove.
Ne perfaqesuesit e klubeve nga Superliga dhe Liga e Pare jemi takuar per te shprehur pakanqesin tone me zhvillimet ne FFK.
Organizimin e Kuvendeve ne LRF me dhjetra shkelje stautare nga ushehqesit e FFK- se nga ata qe do te duhej te ishin gardian te Statutit.
Prandaj ne ze unik kerkoj :
Klubet e Superliges dhe Liges se Pare