Kombëtarja zhvilloi stërvitjen e parë në Tartu

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e parë në Tartu, ku, të martën, do ta zhvillojë ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2021.

Kombëtarja e Kosovës të martën do ta zhvillojë ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2021 në kuadër të Grupit A kundër kombëtares së Estonisë, përcjell lajmi.net.

Dardanet kanë një fitore dhe një humbje, derisa estonet deri tash kanë luajtur tri ndeshje dhe kanë arkëtuar vetëm një pikë.

Në stërvitjen e sotme atmosfera tek futbollistet dhe stafi i kombëtares ishte shumë e mirë dhe të gjithë e presin me entuziazëm këtë ndeshje, me shpresë për të realizuar fitoren e dytë në këto kualifikime.

Dardanet do ta zhvillojnë nesër stërvitjen e fundit, derisa të martën në orën 18:15 do të vihen përballë estoneve.

Të ngjashme