Konfirmon Southgate: Sterling do të paraqitet në Prishtinë

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Gareth Southgate do ta thërrasë Raheem Sterling për t’u paraqitur në ndeshjen kualifikuese për ERUO 2020, kundër Kosovës në Prishtinë.

Sterling nuk do të paraqitet nesër kundër Malit të Zi për shkak se është përjashtuar nga federata angleze pas një zënke që ka pasur me bashkëlojtarin Joe Gomez.

“Po” ka qenë përgjigja e përzgjedhësit të Treluanëve kur është pyetur nëse Sterling do të kthehet kundër Kosovës, shkruan Sky, transmeton Klan Kosova.

“Pa e ditur se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e nesërme [kundër Malit të Zi] dhe për çfarëdo tjetër, por e shoh atë”.

Nëse ka pasur ndonjë lloj hezitimi për vendimin që Sterling të luajë në “Fadil Vokrri”, ai ka thënë: “Jo kurrfarë”.

“Reagimi i tij ka qenë brilant. Ai ka folur me ekipin dhe është trajnuar shumë mirë, dhe nuk mund t’i vë faj për reagimin. Mund të ketë një vëzhgim lidhur me të, por për t’ju dhënë përgjigje të sinqertë, ai ke menduar për këtë”.

“Kur është fjala për stërvitjet, ai ka stërvitur me djemtë dhe jam i lumtur për këtë”.

Të ngjashme