Kosova barazon me Italinë në hapje të eliminatorëve për botëror (Video)

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 22:25 | Nga Ekonomia Online

Kështu e ka quajtur Federata e Hendbollit të Kosovës, barazimin e Kombëtares së Kosovës me atë të Italisë në ndeshjen që u zhvillua në Benevento.

Kosova ka arrit që të barazojë në çastet e fundit të ndeshjes e cila u përmbyll 26:26.

“Paraqitje e shkëlqyeshme e Kosovës në hapje të eliminatoreve për Botëror. Pas një luftë shembullore deri në sekondën e fundit, kemi barazuar me Italinë nikoqire, në Benevento. Drilon Tahirukaj ka shënuar golin e barazimit në sekondën e fundit. Të gjithë kanë dhënë maksimumin për pikën e parë në kualifikime të Botërorit. Barazimi dramatik është festuar nga lojtarët tanë, që dhanë shembull si luftohet për ngjyrat e shtetit”, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Barazim me shije të fitoresItalia – KOSOVA 26:26Paraqitje e shkëlqyeshme e Kosovës në hapje të eliminatoreve për…

Gepostet von Federata e Hendbollit e Kosovës am Freitag, 10. Januar 2020

Të ngjashme