Kosova mëson kundërshtarët e radhës në futsall, mund të luajmë ndaj Shqipërisë

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futsal sot ka bërë një hap të madh duke e kaluar  fazën e pare të para kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘’Lituania 2020’’.

Djelmoshat tanë ditë më parë mposhtën Norvegjinë me rezultatin e thellë 5-1, kurse sot mposhtën Andorran me rezultatin 3-1 për të kaluar tutje me gjashtë pikë të grumbulluara në Grupin B.

Në raundin tjetër mund të kemi edhe ndeshje vëllazërore mes Përfaqësueses sonë dhe asaj të Shqipërisë.

Kundërshtarët e radhës në kualifikimet për Kupën e Botës të Kosovës janë Ukraina, Sllovenia dhe njëra prej kombëtareve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndërsa ndeshjet e para do të luhen në tetor të këtij viti.

Të ngjashme