Kosova ngjitet 5 vende pas renditjes së fundit të FIFA-së

Prishtinë | 04 Gus 2021 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka pësuar ngritje për pesë pozita në rënditjen e FIFA-së.


Pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Euro 2020” dhe Copa Americas, FIFA ka publikuar rënditjen e re të përgjithshme të Kombëtareve.

Në 10 vendet e para, Italia dhe Argjentina janë ngjitur për dy pozita më lartë pas triumfeve në “Euro 2020” dhe Copa America.

Franca ka rënë për një vend, ndërsa Anglia ka mbajtur pozitën e saj.

Ajo çfarë është befasuese është se Kosova është ngjitur në tabelë për pesë pozita. Kosova më herët mbante pozitën e 120-të, por në rënditjen e muajit gusht ajo qëndron në pozitën e 115-të në tabelë.

Kosova është para Tagjikistanit, Sudanit dhe Malawit, ndërsa qëndron prapa Ishujve Faroe dhe Mozambikës.



Të ngjashme