Kosova U21 mposhtet nga Republika Çeke, vendimtar goli nga Gabriel

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësuar një tjetër humbje në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Dardanët e rinj janë mposhtur nga bashkëmoshatarët e tyre çek me rezultat minimal 0-1.

Goli i vetëm në këtë sfidë u realizua në minutën e 38-të, kur mbrojtësi i djathtë Gabriel u shërbye bukur në zonë nga Kohut dhe realizoi për 0-1.

Me gjithë rastet që patën Dardanët, deri në fund nuk arritën të shënonin.

Kësisoj Kosova pësoi humbjen e dytë në Grupin G.

Sa i përket çekëve, për ta ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje.

Edhe ndeshjen e radhës dy ekipet përfaqësuese do ta zhvillojnë mes vete, por në Ceske Budejovice pas pesë ditësh.

Të ngjashme