Kosova U21 publikon listën kundër Anglisë

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Selektori i Kombëtares së Kosovës U21, Rafet Prekazi ka bërë të ditur listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen deçizive ndaj Anglisë U21.

‘Dardanët’ kërkojnë ta bëjnë realitet ëndrrën për kualifikimin në Evropianin 2021, pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para.

Kosova mposhti Andorran dhe Turqinë, duke marrë pikë të plota nga dy ndeshjet e para, shkruan lajmi.net.

Gjithsesi, përballja me Anglinë më 9 shtator do të jetë vendimtare për kualifikimin në Euro 2021, pasi ‘Tre Luanët’ janë kundërshtari më i fortë në grup dhe nuk e kanë të zhvilluar ende asnjë ndeshje.

Përveç Anglisë, në grupin 3 janë edhe Turqia, Shqipëria, Andorra dhe Austria.

Më poshtë lista e të ftuarve nga selektori Prekazi për këtë ndeshje. /Lajmi.net/

Të ngjashme