Kosova U21 shpallet kampion dhe kualifikohet në Botërorin e Spanjës

Prishtinë | 14 Pri 2019 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për grupmoshat U21 ka shënuar fitore në finale ndaj Taipeit Kinez për tu shpallur kampion në “IHF Trophy Intercontinental”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, Kosova shënoi fitore ndaj Taipeit Kinez me rezultatin 30-26.

Kosova me këtë fitore ka shënuar edhe histori të re për sportin e Kosovës, pasi që deri më tani asnjë ekip kombëtar i Kosovës nuk është paraqitur në ndonjë kampionat botëror.

Me këtë fitore, Kosova ka siguruar pjesëmarrjen në botërorin e juniorëve që mbahet gjatë verës në Spanjë.

Të ngjashme