Kosovë – Shqipëri, përballje “për të nxjerrë” kampionin mes vëllezërve

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 08:55 | Nga

Epoka e suksese kanë shënuar ndeshjet e deritashme ndërshqiptare, ato ndërmjet përfaqësueseve të Kosovës e Shqipërisë në futboll.

Dy ekipet shqiptare përballen të martën (sot) në Zuerich të Zvicrës, në një situatë krejt tjetër prej ndeshjeve të kaluara, të paktën sa i takon Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Ndeshja që nis në orën 20:00 dhe luhet në stadiumin “Letzigrund” është e para prej se Kosova e Shqipëria janë të barabarta në FIFA e UEFA, përkatësisht pas pranimit të Kosovës në këto asociacione.

Ndeshja vëllazërore luhet në një atmosferë relaksuese, ndonëse është fundi i edicionit dhe lojtarët vijnë pas obligimeve shumëmujore që patën në skuadrat e tyre.

Në fakt, kjo është një fazë që shfrytëzohet për miqësore nga përfaqësuese që luajnë në botërorin që nis në mes të qershorit, por edhe nga përfaqësueset e tjera që synojnë të janë sa më të gatshme për sfidat e radhës, për Ligën e Kombeve të UEFA-s që nis në shtator.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme