Krasniqi synon ta mbrojë titullin e kampionit botëror më 9 tetor

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Boksieri kosovar ia ka ofruar rimeçin gjermanit Dominic Bosel, junikasi synon të mbetet kampion botëror.

Haxhi Krasniqi do të zbresë përsëri në ring.

Boksieri kosovar ia ka dhënë mundësinë e rimeçit Dominic Boselit.

Junikasi e kishte fituar duelin e 10 tetorit të vitit të kaluar ndaj boksierit gjerman me vendim të gjyqtarëve.

Me këtë rast, Krasniqi ishte shpallur kampion i botës në peshën gjysmë të rëndë në versionet IBO e WBA.

E tash, boksierët do t’i kryqëzojnë dorëzat muajin tjetër në “Getec Arena” të Magdeburgut në Gjermani.

Ky meç do të zhvillohet më saktësisht më 9 tetor, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi është duke u përgatitur qe një kohë për këtë meç.

Në konferencë për shtyp, ai sot është shprehur se do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës.

Nga ana tjetër, Bosel insiston se do ta rrëzojë nga froni Robin Krasniqin.

34 vjeçari kosovar i ka 51 fitore e 6 humbje në boksin profesionist.

Kurse, kundërshtari i tij gjerman i ka 30 fitore e 2 humbje.

Krasniqi do të boksojë pas një viti.

Kurse, Bosel e kishte mundur çekun Ondrej Budera në maj të këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme