Kroos nuk e di se kur do të kthehet në fushën e gjelbër

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti i Real Madridit, Toni Kroos, ka njoftuar se edhe po ka dhimbje në ijë dhe se nuk e di se kur do të kthehet në fushën e gjelbër.

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë nuk e ka luajtur asnjë lojë për Realin në këtë fillim të stinorit pasi është lënduar gjatë stërvitjeve të para-sezonit në fillim-gusht.

“Mund t’ju them që po ndihem më mirë”, ka shkruar Kroos në Twitter.

“Mirëpo e vërteta është që ende nuk po mund të bëj gjithçka pa dhimbje. Kjo është diçka normale me kësi lëndimi”.

“Nuk mund ta them saktësisht se kur do të kthehem, por po punoj secilën ditë që të kthehem sa më shpejtë që është e mundur”.

Të ngjashme