Kullashi ndalet në rrethin e dytë në Evropianin U-23

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Arbër Kullashi është ndalur në xhiron e dytë në Kampionatin Evropian U-23 të xhudos, shkruan Gazeta Express.

Garuesi kosovar e fitoi duelin e parë kundër polakut Rdzmal.

Mirëpo, ai u ndal në rrethin e dytë pasi u dorëzua përballë garuesit spanjoll, Nieto Trinidad.

Kosova megjithatë doli mirë nga ky eveniment, i cili u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 63 kilogramë, ndërsa ditë më parë e kishte fituar të argjendtën në Evropianin U-21.

Të ngjashme