Kurti: Sportistët tanë nuk po rreshtin duke na bërë krenarë

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar xhudisten Laura Fazliu, për marrjen e medaljes së bronztë në Marok

Kurti me këtë rast tha se sportistët nuk po rreshtin duke na bërë krenarë:

“Laura Fazliu e bronztë në Maroko. Po vazhdojnë sukseset e njëpasnjëshme të sportistëve tanë. Ata nuk reshtin duke na bërë krenarë. Sot, Laura zuri vendin e tretë në peshën 63 Kg. Fitoi me Ippon. Urime Laura! Atë që ju sportistët po e bëni për shtetin, qeveria jonë do të synojë për sportin”, tha Albin Kurti.

Të ngjashme