Kurti uron Haxhi Krasniqin: Jemi me fat që kemi sportistë të këtillë

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Shpallja kampion bote e Haxhi Krasniqit ka nxitur edhe reagimin e kreut të VV’së dhe ish-kryeministrit, Albin Kurti.

Kurti ka zbuluar se para një muaji ishte takuar me boksierin Kosovar në  Mynih të Gjermanisë dhe thotë se mbrëmë me fitoren e tij ka bërë krenarë gjithë shqiptarinë.

“Para një muaji u takuam në Mynih. Mbrëmë Haxhi Robin Krasniqi e gëzoi dhe e bëri krenar çdo shqiptar. Jemi me fat që kemi sportistë të këtillë. Urime titulli i kampionit botëror në boks!”, ka shkruar Kurti në profilin e tij në Instagram.

Të ngjashme