La Liga pritet të rinisë në qershor

Prishtinë | 31 Mar 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka njoftuar klubet e dy rangjeve të para të futbollit në Spanjë se plani është që të rinisin garat në qershor, shkruan gazeta “Sport”.

Ende nuk është e qartë se nëse do të luhen ndeshjet pa shikues apo do të ketë ndeshje cdo dy ditë, por ai ka bërë të qartë se garat duhet të vazhdojnë për të evituar dëmet ekonomike të klubeve. Mirëpo, te La Liga po e shqyrtojnë edhe skenarin më të keq të mundshëm.

Tebas ka thënë se nëse deri më 27 qershor nuk rinisin garat, atëherë stinori do të anulohet.

Spanja është një nga vendet që është goditur më së rëndi nga koronavirusi. Gjitha aktivitetet në Spanjë janë pezulluar në afat të pacaktuar.

Të ngjashme