Lampard ngrit në qiell dyshen Rice – Phillips: Janë duke zhvilluar një evropian të mrekullueshëm

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kush mund t’i vlerësojë ose gjykoj mesfushorët më mirë se një legjendë e këtij reparti si Frank Lampard.

Legjenda e Chelseat dhe Kombëtares së Anglisë tani po punon si analist në Sky Sports, ku komenton ndeshjet e ‘Tre Luanëve’.

Ish-numri tetë i Chelseat dhe anglezëve ka ngritur në qiell dy mesfushorët defensivë të ‘Tre Luanëv’, Declan Rice dhe Kalvin Phillips.

Dy lojtarët janë duke bërë jashtëzakonisht mirë këtë evropian dhe po vlerësohen si më të mirët në ato pozita.

Lampard ka deklaruar se dy lojtarët e plotësojnë mirë njëri tjetrin dhe janë duke zhvilluar një evropian të mahntishëm.

“Kalvin Phillips dhe Declan Rice janë duke zhvilluar një Evropian të mahntishëm”, tha Lampard.

“Ata dy plotësohen më së miri me njëri tjetrin dhe është kënaqësi t’i shohësh në veprim”.

“Me ta, Anglia është e sigurt. Janë thjesht dy futbollistë fantastikë”, ishte deklaruara e mesfushorit legjendar anglez.

Kujtojmë që të mërkurën në mbrëmje, Anglia në gjysmëfinale do të përballet me Danimarkën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme