Chelsea ka vazhduar me përforcime këtë afat kalimtar.
Londinezët kanë siguruar edhe shërbimet e portierit të Rennesit, Edouard Mendyit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri i Chelseat, Frank Lampard.
“Ai do të kalojë fillimisht testet mjekësore para se të na bashkohet në stërvitje. Ai do të jetë lojtarë i Chelseat”, deklaroi Lampard.
“Blutë e Londrës” ia kanë paguar 22 milionë euro dëmshpërblim Rennesit për t’i siguruar shërbimet e portierit.