Larry, trajneri me 66 vjet përvojë

Prishtinë | 19 Maj 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Është e diel dhe koha e drekës, por në këtë ditë është edhe ndeshja e radhës për ekipin Chaplin, që do të përballet me Belleairen në Greenock të Skocisë. 

Ndeshja luhet në kuadër të Ligës së Mirëqenies të Qarkut. Larry Barilli është në zhveshtoren e Chaplinit, duke shpërndarë fanellat për lojtarët e tij. Ai është shumë i zemëruar – rezervisti i tij i vetëm për ndeshje është portieri i dytë, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo e vështirëson paksa detyrën e Larryt për ta udhëhequr Chaplinin drejt fitores. Por, të paktën ai ka përvojën edhe nëse i mungojnë rezervistët. Larry, 83-vjeçar, është trajner i futbollit tashmë 66 vjet. Pra, me këtë zeje merret tashmë një kohë të gjatë dhe është njëri prej më të vjetërve në profesionin e tij. Në njërën anë të fushës është ekipi menaxhues i Belleairet dhe rezervistët, të cilët duken mjaft të bindur para fillimit të ndeshjes. 

Disa tifozë kanë ardhur gjithashtu për të mbështetur miqtë e tyre, derisa një i ri shihet në tribuna me fanellë dhe birrë në dorë. Ai po e sfidon erën e fortë më Greenock. 

Pas një bisede të shkurtër me ekipin, ku Larry i inkurajon lojtarët e tij, duke kërkuar që të luajnë mirë, të japin maksimumin dhe të respektojnë arbitrin, ai merr rrugën për t’u ulur në pankinë. Larry duket si figurë e vetme, me një uniformë të zezë dhe kapelën me mbishkrimin “Pa frikë” (No Fear). 

Me të filluar ndeshja, stërgjyshi bëhet i papërmbajtshëm, duke bërtitur në drejtim të lojtarëve të tij dhe duke u ankuar në vendimet e arbitrit. Ajo që e bën të veçantë Larryn është se vazhdimisht kërkon nga lojtarët e tij të sulmojnë.

Të ngjashme