Lautaro zbulon përfundimisht të ardhmen e tij

Prishtinë | 27 Shk 2021 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Argjentinasi ka deklaruar se shumë shpejt do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin dhe do të jetë aty për një kohë të gjatë.

“Unë nuk do të largohem nga Interi këtë verë. Do të nënshkruajë një kontratë rinovimi shumë shpejt dhe dua të jem këtu për një kohë të gjatë”, u shpreh ai.

Në intervistë, Lautaro gjithashtu tregoi se Barcelona kishte shfaqur interesim për të, mirëpo në fund ai vendosi të qëndrojë në Itali.

Lautaro Martinez së bashku me Interin janë duke kaluar në një nga sezonet më të mira ndonjëherë, duke u renditur kështu në vendin e parë në Serie A, me 4 pikë më shumë se përcjellësi më i afërt (AC Milan 49 pikë).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme