Lëndohet De Ligt, në dyshim për Kampionatin Evropian

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Ka shqetësime në kampin holandez pasi mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ndërpreu një seancë stërvitore me një dëmtim në ije.

Qendërmbrojtësi do të luante nesër në miqësoren e fundit para Euro 2020 kundër Gjeorgjisë.

Sidoqoftë, ai u tërhoq gjatë stërvitjes të premten për shkak të një problemi në ijë dhe trajneri Frank de Boer paralajmëroi se nuk donte të ndërmerrte rreziqe.

Nuk është hera e parë që De Ligt vuan nga një dëmtim i ijes dhe kërkohen më shumë teste.

Ka shqetësime për yllin e Hollandës përpara Euro 2020, ndërsa nuk dihet se a do të mungojë për Kampionatin Evropian.

Të ngjashme