Lëndohet edhe një qendërmbrojtës i Liverpoolit, mungon deri në gjashtë javë

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Pas Joe Gomezit skuadra e Liverpoolit do të jetë edhe pa Joel Matipin në gjashtë javët e ardhshme.

Përmes faqes zyrtare klubi anglez ka konfirmuar se Matipi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Napolit ka lënduar klavikulën, dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit, transmeton Koha.net.

Ai ishte lënduar në fund të takimit pas një dueli në ajër, në ndeshjen të cilën Liverpooli e fitoi 1 me 0 për të vazhduar garën në 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Pas lëndimit Matipi ishte dërguar për në spital, thotë Liverpool FC, derisa shton se do të mungojë deri në gjashtë javë në bazë të reagimit të tij gjatë programit të rehabilitimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme