Lennon largohet nga Celticu

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Neil Lennon ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Celticut.

Lajmi është bërë i ditur të mërkurën gjatë ditës nga klubi skocez.

Lennon, i cili u kthye në klub për herën e dytë në udhëheqje pas largimit të Brendan Rodgersit që mori drejtimin e Leicester Cityt në shkurt të vitit 2019-t, ishte në presion të madh.

Kampioni në fuqi i Skocisë ka mbetur 18 pikë prapa Rangersit lider në tabelë në elitën e futbollit të Skocisë. Humbja të dielën nga Ross County ka bërë që rivali i tyre nga Glasgow të jetë vetëm shtatë pikë larg triumfit në kampionat.

Të ngjashme