Lewis Hamilton e quan të guximshëm vendimin e Naomi Osaka për tërheqje nga French Open

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Lewis Hamilton ka vlerësuar Naomi Osakan për tërheqjen nga French Open, derisa ka kritikuar qasjen e trajtimit nga autoritetet e tenisit.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, i cili ka folur për një sërë temash gjatë disa sezoneve të fundit duke përfshirë edhe shëndetin mendor, tha që Osaka kishte bërë gjënë e duhur.

“Mendoj se ajo është tepër e guximshme dhe e duartrokas për trimërinë e saj, sepse tani po u kërkon atyre që janë në pushtet…duke i vënë në pikëpyetje dhe duke i bërë të mendojnë se si reagojnë”.

“Mendoj se mënyra se si ata kanë reaguar nuk ishte e mirë, me gjobën. Dikush që ka folur për shëndetin e tyre personal mendor, dhe pastaj duke u gjobitur për të, ky nuk ishte veprim i mirë. Ata mund ta kishin menaxhuar më mirë. Si sportistë, ne po e shtyjmë veten deri në limite. Dhe ne jemi vetëm qenie njerëzore”, ka deklaruar ai.

“Në një moshë kaq të re ka kaq shumë peshë mbi supet e saj, është e pashmangshme. Fakti është se kur je i ri/e hidhesh në qendër të vëmendjes dhe kjo peshon rëndë mbi supe”, ka thënë tutje Hamilton.

Të hënën, Osaka njoftoi se do të largohet nga ngjarja sportive dukë thënë se ky ishte vendimi më i mirë për mirëqenien e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme