Liridon Leci tregon çka i tha polici që e arrestoi

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 20:07 | Nga

Futbollisti i njohur kosovar, Liridon Leci, është liruar sot, teksa u arrestua dy ditë më parë nga policia në ndeshjen Besa-Prishtina, të fituar nga “Bardhekaltërit”.

Mbrojtësi i Prishtinës ka lëshuar edhe një deklaratë për sajtin e klubit të Prishtinës, ku deklaron:

“Është absurde çfarë ka ndodhur, prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën. Më arreston një polic që nuk i din rregullat dhe më thotë se i keni shënuar dy gola dhe dy ditë do të qëndrosh i mbyllur”.

“Por, pjesa tjetër e policisë dhe majori i stacionit, duke më kërkuar falje më kanë thënë se kam drejt të çoj çështjen në të gjitha instancat dhe është turp për institucionin e policisë se ç’ka ka ndodhur”, tha Liridon Leci.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme