Lista e Kombëtares U22 për kualifikueset e Evropianit

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Publikohet lista e volejbollistëve të Kombëtares U22 të Kosovës, për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian.

“Dardanët” e kësaj grupmoshe, të drejtuar nga Faton Mustafa dhe Blendi Haxhikadrija, tashmë kanë filluar përgatitjet dhe sonte grumbullohen sërish në Gjakovë, ku po stërviten para ndeshjeve kualifikuese për Evropianin, i cili zhvillohet mes datave 19-22 maj.Kosova është pjesë e Grupit E, së bashku me Holandën, Azerbajxhanin dhe Sllovakinë, teksa të gjitha përballjet e këtij grupi do të luhen në Prishtinë nën organizimin e Fderatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).Më poshtë, lista e volejbollistëve të ftuar në Kombëtaren U22:


Pasues: Ergon Tara, Albi MaculaLibero: Ermal Maliqi Rilind GashiQendër: Fisnik Salihu Leka Shyti Erolind Kerqeli, Ervin LlazaqaniPranues: Erion Bajrami Arbrik Zeka Erion Qalaj Blend BuzukuKorektor: Rigon Bajrami Taulant Qosa.

Të ngjashme