Liverpool – Chelsea, formacionet e mundshme të derbit të javës në Ligën Premier

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli dhe Chelsea do të ndeshen sot (e enjte) në derbin e vlefshëm për javën e 29-të në Ligën Premier.

Reds janë nikoqir të Bluve në takimin shumë të vlefshëm të kësaj jave, i cili pritet të zhvillohet në Anfield me fillim nga ora 21:15.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp vjen nga një fitore pas katër humbjesh dhe synon fitores e radhës për të vazhduar ngjitjen në tabelë.

Në anë tjetër, ekipi i Thomas Tuchel vjen nga dy barazime radhazi dhe synon përsëri rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.

Sikurse Klopp, ashtu edhe Tuchel priten të startojnë me formacionet më të mira të mundshme dhe me skemat e përhershme të tyre.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Kabak, Fabinho, Robertson; Thiago, Wijnaldum, Jones; Salah, Firmino, Mane

Chelsea (3-4-3): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kante, Kovacic, Alonso; Mount, Giroud, Werner.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme