Liverpooli është afër të marrë edhe 4.4 milionë funte nga Barcelona për lojtarin e shitur në 2018-ën

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli e ka shitur Philippe Coutinhon te Barcelona në vitin 2018, por ende vazhdon të fitojë para nga shitja e brazilianit. “The Reds” morën 106 milionë funte, plus 36 të tjera bonuse prej Coutinhos.

36 milionë do të paguheshin sa herë që braziliani arrin numrin e 25 paraqitjeve, fiton trofe me Barcelonën dhe arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Shumica e kësaj shume tashmë është arritur dhe kanë mbetur edhe 4.4 milionë funte, shumë të cilën Liverpooli është afër ta sigurojë nëse Coutinho mbetet te Barcelona dhe i zhvillon edhe 15 ndeshje.

Agjenti i Coutinhos ka deklaruar se trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, i ka thënë se e dëshiron lojtarin në skuadër në sezonin 2020/2021.

Coutinho është kthyer në stërvitje të hënën, madje para kohës që e kishte paraparë.

Të ngjashme