Lladrovci e Jashari fansa të Përfaqësueses, shkojnë ta përcjellin në Baku

Baku | 06 Sht 2018 | 14:41 | Nga

Kryetarët e Drenasit dhe Skënderajt, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari, me disa miq të tjerë, kanë shkuar në Baku, për ta parë nga afër sfidën e Përfaqësueses së Kosovës në futboll kundër Azerbajxhanit.

Lladrovci pret fitore sepse na duhet, ka shkruar ai, “futbolli është sport i zemrës dhe na duhet fitorja për garë sportive por edhe për aktualitetin politik. Fitorja i afron njerëzit, prandaj do të na bënte mirë për të harruar etiketat e dëmshme në politikën tonë. Etiketimet mes vete nuk na duhen, kur jemi përball sfidës së marrëveshjes përfundimtare me okupatorin serb.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

“Me Bekim Jasharin, Agim Ademin, Naser Ramen, Bekim Haxhiun, Muharrem Sahitin, Remzi Ejupin dhe Dardanët, te azerët…për fitore!
Sapo kemi arritur në Baku. Së bashku me futbollistët dhe miq të përfaqësueses tonë, do të jemi dëshmitar të fitores së djemve tanë!
Futbolli është sport i zemrës dhe na duhet fitorja për garë sportive por edhe për aktualitetin politik. Fitorja i afron njerëzit, prandaj do të na bënte mirë për të harruar etiketat e dëmshme në politikën tonë. Etiketimet mes vete nuk na duhen, kur jemi përball sfidës së marrëveshjes përfundimtare me okupatorin serb.
Fitore djem, fitore dardanë!”

Të ngjashme