Lladrovci e Jashari në darkë, thonë se po flasin për sport

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 20:36 | Nga Ekonomia Online

Në një darkë miqësore, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari, janë takuar me pronarin e K.F. Ferronikeli, Naser Rama, njëherësh investitor potencial.

Si drenicas, kanë biseduar për zhvillimin e këtij rajoni, por edhe sukseset në sport.

Ja postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në fb:

“Darkë e këndshme me mikun tim, Bekimin dhe Naser Ramën, pronar i KF Ferronikeli. Biseduam për zhvillimin e Drenicës, arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe zonat ekonomike, mbrojtjen e ambientit e çështjet tjera me interes për Drenicën.

Po ashtu, na gëzon fakti se ekipet nga Drenica na përfaqësojnë shkëlqyeshëm në shumë sporte, në veçanti në futboll. Por, u pajtuam se mundemi më shumë. Drenica edhe në sport meriton më shumë!”

Të ngjashme