Llapi transferon portierin Marijan Coric

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Llapi ka njoftuar se kanë transferuar portierin e gjatë 204 centimetra, Marijan Coric.

Portieri kroat thuhet se karrierën e ka filluar te tek NK Istra 1961, ekip në të cilin kaloi kategoritë e reja zinxhirore deri tek U19, ku më pas ishte i huazuar tek skuadra e famshme italiane, Parma së pari në U19 e më pas edhe në skuadrën e parë.

Karrierë ka bërë edhe në skuadrën tjetër italiane, Spezia Calcio si dhe në NK Kustosija Zagreb NK Uljanike në Kroaci, e FK Palanga në Lituani, kurse së fundmi ishte pjesë e skuadrës hollandeze SV TEC Tiel, derisa me llapjanët ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi vazhdimi.

Më poshtë mund të lexoni pa ndërhyrje postimin e plotë të Llapit:

Mirësevjen Marijan Coric!

Kroati, 204 cm, Marijan Coric përforcon Llapin

Podujevë, 5 janar 2021 – Përforcimi më i ri i Llapit është portieri kroat i gjatë 204 cm, Marijan Coric. Coric është 25 vjeç, i lindur në Čapljina dhe tek Llapi vie nga skuadra SV TEC Tiel në Hollandë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme