Lojtarët e Barcelonës testohen para rifillimit të stërvitjeve

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën në qendrën sportive “Joan Gamper” skuadra e parë e Barcelonës dhe stafi i trajnerëve i janë nënshtruar testeve mjekësore. Në ora 9 të mëngjesit një numër i lojtarëve dhe anëtarëve të stafit u paraqitën për herë të parë pas disa javëve në qendrën stërvitore.

Lojtarët dhe trajnerët nga veturat kanë hyrë direkt në qendrën mjekësore ku i janë nënshtruar testeve dhe më pas i janë dhënë çanta të veçanta, sipas protokollit, me veshjet e nevojshme kur të rinisin stërvitjet.

Pasi lojtarët të marrin rezultatet e testeve, përfshirë edhe të koronavirusit, ata do të fillojnë me stërvitjet individuale.

Të ngjashme